Flash News

Kosova

Kosova ashpërson masa antiCovid: Nga e hëna detyrim certifikata dhe testi për të hyrë në lokal

Kosova ashpërson masa antiCovid: Nga e hëna detyrim certifikata dhe

Me rritjen e rasteve me Covid-19, Kosova ka vendosur të ndryshojë masat kufizuese. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në raportimin e situatës epidemiologjike, ka dhënë detaje nga masat e reja kufizuese.

Sipas tij, personat që frekuentojnë baret duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjik të Covid-19..

“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, tha Vitia. 

Ai thotë se shpreson që do të ketë konsensus të subjekteve politike që gjendja në shëndetësi të ndryshoj.

 

Të fundit