Flash News

Kosova

Kosova e para në rajon dhe e dyta në Evropë për numrin më të lartë të infektimeve me Covid-19

Kosova e para në rajon dhe e dyta në Evropë për numrin

Kosova renditet e para në rajon dhe e dyta në Evropë për rastet ditore me koronavirus për një milion banorë.

Nga të dhënat e publikuara në faqen e Universitetit të Oxfordit, Kosova renditet e para në rajon për numrin më të lartë të rasteve të reja me Covid-19. Pas Kosovës renditen Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Krahasuar me vendet evropiane, Kosova vjen pas Britanisë së Madhe, bazuar në rastet me Covid-19 të shënuara në 24 orët e fundit, ku vetëm sot u regjistruan 2.110 raste të reja.

Kosova e para në rajon dhe e dyta në Evropë për numrin
Grafiku me të dhënat e fundit lidhur me Covid-19 në botë

Qeveria e Kosovës miratoi sot masat e paralajmëruara një ditë më parë. Duke filluar nga 20 gushti klubet e natës nuk do të funksionojnë më.

Restorantet dhe kafeteritë do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:30, ndërsa asnjë qytetar nuk do të lejohet të hyjë pa pasur me vete dëshminë e vaksinimit ose testin negativ të Covid-19.

Të fundit