Flash News

Kosova

Kosova feston sot Ditën e Çlirimit

Kosova feston sot Ditën e Çlirimit

Më 12 qershor të vitit 1999, NATO e udhëhequr nga SHBA-të me 50 mijë ushtarë u vendos në Kosovë kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze.

Bashkë me NATO-n në Kosovë hyri edhe një misin paqeruajtës ai i KFOR-it duke i dhënë fund luftës dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

Pikërisht, 12 qershori shënon Ditën e Çlirimit të Kosovës, dhe sot bëhen 24 vite nga çlirimi prej forcave të ish-Jugosllavisë.

Në kuadër të Ditës së Çlirimit, qeveria ka organizuar edhe disa aktivitete. Presidentja Vjosa Osmani në orën 08:30, do të bëj homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova.

Pas homazheve, Osmani në orën 08:40, bën homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi. Homazhe do të ketë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Në orën 11:00, Osmani do të bëj nderim tek Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.

Të fundit