Flash News

Kosova

Kosova kërkohet të jetë vëzhguese e përhershme në EUROJUST

Kosova kërkohet të jetë vëzhguese e përhershme në

"Kosova duhet të jetë e pranishme si vëzhguese e përhershme në EUROJUST, pasi do të jetë një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë".

Kështu u tha në takimin e sotëm ndërmjet  Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, prokurores së PSRK-së, Ilirjana Çollaku-Tafa me presidentin e EUROJUST Ladislav Hamran, ku u bisedua mbi avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë kontekst, presidenti i EUROJUST-it ka vlerësuar bashkëpunimin që prokurorët kosovarë vazhdojnë ta kenë me këtë agjenci të BE-së në fushën e drejtësisë penale.

Kelmendi, ka falënderuar presidentin Hamran për ndihmën e dhënë për Prokurorin e Shtetit, si dhe shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të luftimit të krimit.

Në nëntor 2022, institucioni i Prokurorit të Shtetit ka zyrtarizuar bashkëpunimin juridik me EUROJUST, duke caktuar prokurorin ndërlidhës të përhershëm si dhe një prokuror si pikë kontakti lidhur me implementimin e projektit “WB CRIM JUST”, i cili ka filluar të zbatohet në Ballkanin Perëndimor.

Të fundit