Flash News

Kosova

“Kosova kërkon luftë”, Kurti i përgjigjet Vuçiçit

“Kosova kërkon luftë”, Kurti i përgjigjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për situatën në veri të vendit, duke thënë se po bashkëpunojnë me KFOR-in për të zgjidhur situatën sa më shpejt dhe në mënyrë paqësore.

Kurti ka shkuar në rrjetet sociale “bandave kriminale në veri të Kosovës, u mungon edhe preteksti më i dobët për vendosjen e barrikadave dhe sulmeve të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës”.

Më tej i është përgjigjur edhe akuzave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili akuzoi Kurtin se kërkon luftë. Kryeministri Kurti thekson se Kosova nuk kërkon konflikt, por dialog dhe paqe.

“Presidenti dhe kryeministri i Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri”, shkruan Kurti.



 

Të fundit