Flash News

Kosova

​Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë

​Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të

Kosova ka marrë Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë gjatë takimit të 24-të të këtij Këshilli në Vjenë.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vlerësuar marrjen e presidencës si një përgjegjësi të rëndësishme institucionale dhe një mundësi për të avancuar agjendën reformuese në kuadër të Komunitetit të Energjisë.

Ajo tha se duke filluar nga viti 2026, Kosova do të ushtrojë udhëheqjen politike të procesit vendimmarrës në këtë forum ndërkombëtar.

“Për ne, prioritet do të jetë, sigurisht që të shtyjmë reformat e nisur në kuadër të këtij forumi ndërkombëtar, mirëpo me kujdes të veçantë për sigurinë energjetike dhe përballueshmërinë e çmimeve për Kosovën dhe për vendet e tjera të Komunitetit”, ka thënë ajo, thuhet në komunikatën për media.

Në kuadër të këtij takimi, Këshilli i Ministrave ka miratuar rastin ndaj Serbisë për bllokimin e interkoneksionit energjetik me Kosovën.

“Ky bllokim, i cili ka vazhduar për më shumë se pesë vjet, ka shkaktuar pasoja të drejtpërdrejta negative në funksionimin e sistemit energjetik të Kosovës, duke rritur ngarkesën e rrjetit dhe kostot e transmisionit përmes linjave alternative me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën e Shqipërisë”, tha Rizvanolli.

Si rezultat, Serbia detyrohet të mundësojë shfrytëzimin e kësaj linje për tregti ndërkufitare të energjisë elektrike, deri më 1 korrik 2026. Kjo pritet të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë energjetike, uljen e kostove të kapaciteteve ndërkufitare dhe, rrjedhimisht, në stabilizimin e tarifave për konsumatorët.

 

Të fundit