Flash News

Kosova

Kosova, në dozat e fundit të vaksinave anti-Covid

Kosova, në dozat e fundit të vaksinave anti-Covid
Foto ilustruese

Kosova është drejt dozave të fundit të vaksinave anti-Covid. Kështu bëri me dije Koordinatori për Vaksinim Niman Bardhi, përmes një deklarate nga qendra "1 Tetori" në Prishtinë.

Nga 4,680 doza të mbërritura në Kosovë, kanë mbetur edhe 1,180. Ndërkohë janë në pritje për të tjera sasi. Kosova ishte shteti që nisi më vonë procesin e imunizimit.

Qeveria ka njoftuar  se javën e ardhshme pritet të arrijë një tjetër kontingjent i vaksinave, që përsëri do të jetë donacion. Kosova nisi vaksinimin në muajin mars me AstraZeneca dhe më pas vazhdoi me 4,680 vaksina nga Pfizer.

Këto të fundit janë pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të fundit