Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kosova në kolaps politik dhe para kolapsit institucional në kohë pandemie

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli zgjedhjen e qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti antikushtetuese, e specifikon qartë që Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja. Nuk ka rrugë tjetër. Kosova nuk ka as president të zgjedhur, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit i akuzuar për krime lufte nga Gjykatat Speciale.
Funksionin e presidentit e ushtron kryetarja e kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, por jo më shumë se edhe katër muaj. Në këtë situatë, Kosova tashmë ndodhet në një krizë institucionale duke u ballafaquar edhe me pandeminë. Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë u bënë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve, që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
"Autoritetet e Kosovës duhet të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, u tha në reagimin e ambasadës së SHBA-së. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës. Vjosa Osmani, tashmë ka filluar takimet me përfaqësuesit e partive politike për t'u dakorduar për datën e zgjedhjeve të reja. Kështu kërkohej në vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se "presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre". Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
Partitë që janë pjesë e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK Nisma Socialdemokrate dhe partitë e pakicave thanë se do të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po përgatiten për zgjedhje të reja.
Kosova në krizë institucionale
Ndërkohë, njëra nga partitë politike opozitare, Partia Demokratike e Kosovës PDK, e mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti, duke theksuar se ”koalicioni aktual qeverisës, tash e disa muaj nuk e ka shumicën parlamentare për të kaluar asnjë ligj dhe ka bllokuar funksionimin normal të institucioneve shtetërore”.
Lëvizja Vetëvendosje që në zgjedhjet e shkuara doli e para, në vazhdimësi ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të reja. Kjo parti e dërgoi në Kushtetuese për interpretim “joligjshmërinë e zgjedhjes së qeverisë Hoti”, duke marrë edhe të drejtë nga kjo gjykatë.
Njohësit e zhvillimeve politike thonë se tashmë Kosova gjendet në një krizë institucionale dhe në një situatë jo të provuar më parë edhe pa president të zgjedhur. Blerim Burjani, analist politik dhe njohës i Kushtetutës në Kosovë, i tha DW-së se "partitë politike me veprimet e tyre tash e 20 vjet e kanë dëmtuar sensin e demokracisë dhe kjo i vështirëson edhe të drejtat kushtetuese të qytetarëve.
"Politika jo stabile po sjell konfuzione dhe vështirësi në funksionimin e shtetit. Shoqëria kosovare është shndërruar në arenë politike dhe me një skenë politike të pandryshuar tash e 20 vjet. Partitë politike janë prona private të liderve dhe njerëzve përreth tyre e që janë shumicë dhe politikën e shohin si të vetmin mjet për me marrë rroga dhe privilegje të tjera. Andaj kjo e prish sensin e demokracisë dhe e vështirëson zbatimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve”, thotë Blerim Burjani. Ai nuk sheh shpresë që edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja, vendi të mund të këndellet.
"Tash brenda 40 ditëve do të ketë serish zgjedhje, por jo edhe optimizëm për zgjidhje të problemeve të qytetarëve. Partitë riciklohen, janë po këto të njejtat, po ashtu edhe problemet sa vijnë dhe grumbullohen dhe nuk kanë zgjidhje. Demokracia është në konfuzitet dhe në paqartësi të plotë me këtë mentalitet të qeverisjes me shtetin”, thotë Burjani.
Kosova para kolapsit ekonomik
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti, tash e 200 ditë është në pushtet, por, gjithnjë ka pasur telashe me miratimin e ligjeve për shkak se nuk e kishte gjithmonë numrin e mjaftueshëm prej 61 votave që të kalonte ligje. Në këtë fazë qeveria Hoti duhet të miratojë buxhetin për vitin 2021 dhe si duket do të ketë telashe. Kryeministri i Hoti, tha sot se "është duke u angazhuar dhe është në komunikim me përfaqësuesit e partive politike që përbërja aktuale e Kuvendit të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin”.
Nëse nuk mund ta arrijë këtë atëhere njohësit e ekonomisë parashohin kolapsim të vendit. Safet Gerxhaliu ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se para së të shkohet në zgjedhje të reja, kuvendi urgjentisht duhet ta miratojë buxhetin në mënyrë që të shmanget kolapsi financiar.
"Edhe pas vendimit të Kushtetueses ndaj qeverisë, ajo ka të gjitha kompetencat e një qeverie legjitime në funksion, prandaj edhe në rast të votimit të buxhetit të propozuar aktualisht, qeveria e re e cila do të dalë pas zgjedhjeve që do të mbahen në 2021, e ka të drejtën e rishikimit të buxhetit të propozuar nga Qeveria dhe Kuvendi aktual. E gjithë kjo me të vetmin qëllim që të mos paralizohet Kosova në aspektin social, ekonomik e në veçanti atë pandemik”, thotë Safet Gerxhaliu. Sipas tij, partitë politike duhet të ngrihen mbi interesat e veta dhe me urgjencë ta votojnë buxhetin për vitin e ardhshëm.
"Politizimi i skajshëm i proceseve të rëndësishme në Kosovë dhe efektetet negative të pandemisë Covid-19, e kanë sjellë Kosovën para sfidave të shumta të natyrës politke, ekonomike, sociale e intergruese”, thotë Gerxhaliu.
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Abdullah Hoti u miratua në kuvend me 61 vota, me tre qershor, pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit me një mocion mosbesimi të ngritur nga partneri i koalicionit me Vetëvendosjen, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK. Kurti ishte kryeministër vetëm 50 ditë, ndërsa, pasuesi i tij, Avdullah Hoti, është kryeministër që prej 200 ditësh. Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaҫi, që u akuzua për krime lufte nga Gjykata Speciale, këtë post si president në detyrë e mban kryetarja e kuvendit Vjosa Osmani, por jo më shumë se gjashtë muaj, respektivisht edhe katër muaj. Vjosa Osmani vjen nga LDK, por, që nga rrëzimi i qeverisë Kurti, Osmani i ka ndarë rrugët politike me LDK-në duke paralajmëruar se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me një listë tjetër politike të sajën. Ajo paralajmëron bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit, lëvizjen Vetëvendosje. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38