Flash News

Kosova

Kosova nis përgatitjet për të aplikuar për anëtarësim në NATO dhe BE

Kosova nis përgatitjet për të aplikuar për

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se pas aplikimit në Këshillin e Evropës, Kosova po përgatit edhe dy aplikime për në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Në mbledhjen e Lëvizjes Vetëvendoje, Kurti tha se Kosova ka marrë një imazh të ri qoftë në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik, raporton Telegrafi.

“Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi ynë në KiE është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparoj më shumë në fushën e drejtësisë. Jemi duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Partneritetin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në BE”, ka thënë Kurti.

 

Të fundit