Flash News

Kosova

Kosova regjistron dy raste të reja me Covid

Kosova regjistron dy raste të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar raportin e funidt lidhur me situatën e koronavirusit në vend.
Sipas njoftimit të IKSHPK, në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 raste të reja me Covid-19, teksa janë shëruar 3 qytetarë.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 98 raste aktive me koronavirus, ndërsa po vijon rregullisht procesi i vaksinimit të popullsisë për të marrë të dyja dozat e vaksinës.

"Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës. Deri më sot 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.944 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534. Në total numri i rasteve aktive është 98. Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!", ka njoftuar IKSHPK.

Të fundit