Flash News

Kosova

Kosova siguron 500 mijë vaksina anti-Covid nga Pfizer

Kosova siguron 500 mijë vaksina anti-Covid nga Pfizer
Foto Ilustruese

Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina kundër koronavirusit nga Pfizer. Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook.

“Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta”, shkruan ai.

Gjithashtu bënë me dije se Kosova do të marrë edhe nga Covax 360 mijë vaksina për 20% të popullatës.

Vaksina anri-Covid në Kosovë do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Të fundit