Flash News

Kosova

E dhunoi për vdekje dhe e la në derë të spitalit, arrestohet i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

E dhunoi për vdekje dhe e la në derë të spitalit, arrestohet

Është vënë në pranga autori i dyshuar i vrasjes së 18-vjeçares M.Osmani, Dardan Krivaqa.

Sipas autoriteteve në Kosovë, i riu është arrestuar në një fshat në afërsi të Ferizajt.

E dhunoi për vdekje dhe e la në derë të spitalit, arrestohet
Dardan Krivaqa.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Për vrasjen e 18-vjeçares më herët është arrestuar dhe Arbër Sejdiu, 32 vjeç.

Kujtojmë se e reja u dërgua e vdekur në derën e spitalit në Ferizaj nga dy djem të rinj, njëri prej të cilit dyshohet se kishte lidhje intime dhe bashkëjetonte me viktimën.

Pas lanë trupin pa jetë në derën e spitalit, ata janë larguar me një “Audi” me targa zviceriane.

Dyshohet se ajo ka ndërruar jetë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj.

 

Të fundit