Flash News

Kosova

Kosovës i kërkohet të hapë zyre ndërlidhëse në Ukrainë

Kosovës i kërkohet të hapë zyre ndërlidhëse

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të hapë zyre ndërlidhëse në Ukrainë. Haradinaj ka thënë se MPJ nuk ka strategji lobimi.

“Edhe pas 2 vitesh, shohim se MPJ nuk ka strategji lobimi për mirëmbajtjen dhe thellimin e raporteve bilaterale ekzistuese me shtete njohëse, e as iniciativa të reja për të filluar një komunikim të thjeshtë bilateral me shtete mosnjohëse”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ish-ministrja më tej ka theksuar se MPJ do të duhej të kërkojë nga lidershipi i Ukrainës të fillojë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev, sidomos tani që edhe Shqipëria e hapi ambasadën e saj aty, dhe ka një bashkim të të dyja shteteve Kosovë e Ukrainë në polin anti-Rusi.

“Kosova nuk e kapitalizoi aspak vendimin e Serbisë për mosvendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, dhe ky mbase do jetë momenti i fundit për të filluar”, ka thënë Haradinaj.

Të fundit