Flash News

Kosova

Kriza energjetike/ Kosova ndalon prodhimin e kriptovalutave

Kriza energjetike/ Kosova ndalon prodhimin e kriptovalutave

Kosova ka vendosur të ndalojë prodhimin e kriptovalutave, si shkak i krizës energjetike që ka kapluar vendin.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli njoftoi në një deklaratë për mediet, se autoritetet përkatëse do të monitorojnë dhe do të ndalojnë çdo aktivitet që lidhet me prodhimin e kriptovalutave.

“Në fund të vitit të kaluar me vendim të Qeverisë së Kosovës kemi themeluar Komitetin Teknik për ‘Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë’. Ky Komitet Teknik ka mbajtur dy takime për të identifikuar dhe rekomanduar zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të rrethanave të krijuara nga kriza energjetike botërore. Duke u bazuar në rekomandimet e këtij Komiteti Teknik, javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës. Institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë me mbështetje të të gjitha institucioneve relevante, të cilat do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave. Këto obligime kanë për qëllim trajtimin e çfarëdo mungese të papritur ose afatgjatë të kapacitetit prodhues energjetik, kapacitetit të transmetimit apo të shpërndarjes së energjisë në mënyrë që të tejkalojmë krizën e energjisë pa rënduar më tej qytetarët e Kosovës”, njoftoi ministrja.

 

Të fundit