Flash News

Kosova

Kryeministrja e Serbisë viziton sot Kosovën

Kryeministrja e Serbisë viziton sot Kosovën

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç do të vizitojë sot Kosovën. Sipas agjendës së publikuar nga zyra e saj në Beograd, Brnabiç planifikon të vizitojë Mitrovicën, Zveçanin dhe Leposaviçin.

Me ardhjen e saj në Kosovë, Brnabiç do t’iu përcjellë serbëve mesazhe paqeje dhe stabiliteti, sikurse thuhet në agjendë. Vizita e saj vjen pasi Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për dokumentet.

Serbia lejon qytetarët e Kosovës të hyjnë me pasaporta të Kosovës pas asnjë dokument shtesë, ndërsa ka nisur regjistrimi me targa të lëshuara nga Serbia.

Në të njëjtën kohë me Brnabiç, në Luginën e Preshevës do të jetë dhe zv.kryeministri dhe ministrja e Arsimit të Kosovës.

Të fundit