Flash News

Kosova

Kurti e sheh “të paarsyeshëm” vendimin e Ramës për të anuluar mbledhjen e përbashkët

Kurti e sheh “të paarsyeshëm” vendimin e Ramës

Kryeministri Albin Kurti u pyet sërish për anulimin e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë.

Kurti tha për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, se ishte një vendim i paarsyeshëm nga ana e Ramës. “Vendim i njëanshëm dhe i paarsyeshëm”, u shpreh Kurti.

Kryeministri Edi Rama e njoftoi anulimin e mbledhjes ndërqeveritare në orët e pasdites mnë një konferencë urgjente.

Rama tha se shkak për anulimin ishte bërë mosdakordësia mes tij dhe Kurtit për formatin e mbledhjes e cila ishte parashikuar të mbahej në Gjakovë.

Të fundit