Flash News

Kosova

Kurti e Vuçiç takohen të mërkurën në Berlin

Kurti e Vuçiç takohen të mërkurën në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen të mërkurën në Berlin.

Ka qenë zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ai i cili ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm i bllokut evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të jetë në Berlin më 4 maj, ku do të takohet me Kurtin dhe Vuçiç.

Madje, ai tha se Lajçak do të ketë edhe takim të përbashkët me dy liderët.

Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiç që nga korriku i vitit të kaluar. Në BE ka pasur disa përpjekje për të krijuar kushte për një takim të nivelit të lartë midis Kurtit dhe Vuçiç, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por deri më tani nuk ka patur sukses.

 

 

Të fundit