Flash News

Kosova

Kurti: Emblemat ruse dhe serbe të sekuestruara në veri, dëshmi për përfshirjen e grupeve ekstremiste në destabilizimin e Kosovës

Kurti: Emblemat ruse dhe serbe të sekuestruara në veri, dëshmi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar detaje mbi materialet e sekuestruara gjatë bastisjeve të kryera më 29 nëntor në Zubin Potok, pas një sulmi terrorist ndaj kanalit të Ibër Lepencit. Në një postim në "Facebook", Kurti ka ndarë fotografi të emblemave ruse dhe serbe, të cilat, sipas tij, i përkasin strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë.

“Ky zbulim shqetësues dëshmon për përfshirjen e grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon,” deklaroi ai.

Gjatë bastisjeve u konfiskuan armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme, duke theksuar natyrën e organizuar të këtyre grupeve.

Kurti theksoi se këto aktivitete paraqesin një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe rajonit, duke apeluar për një reagim të unifikuar dhe vendimtar nga bashkësia ndërkombëtare.

“Stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar kundër aksioneve terroriste dhe aktiviteteve destabilizuese që rrezikojnë sigurinë dhe vlerat demokratike,” përfundoi Kurti.

Të fundit