Flash News

Kosova

Kurti emëron opozitarin serb si ministër për Komunitete dhe Kthim

Kurti emëron opozitarin serb si ministër për Komunitete dhe Kthim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Nenad Rashiçin si ministër për Komunitete dhe Kthim.

Lajmin e ka bërë me dije zyra e shtypit e Kurtit. Kryeministri ka uruar Rashiçin për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.

Viteve të fundit Rashiç ka vepruar si politikan opozitar serb në Kosovë.

Para formimit të Listës Serbe më 2013,  partisë më të madhe të serbëve në Kosovë,  ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e Qeverisë.

Rashiq ka qenë këshilltari i kryeministrit Albin Kurtit në qeverinë Kurti 1. Ai dha dorëheqjen pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij, për faljen e katër hidrocentraleve gjatë privatizimit të distribucionit të KEK-ut.

 

Të fundit