Flash News

Kosova

Kurti: Krimet e luftës s’mund të zhduken dhe as të harrohen

Kurti: Krimet e luftës s’mund të zhduken dhe as të harrohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të zhduken e as të harrohen, dhe se na duhet që të gjithë, organizata e institucione shtetërore, shoqëria civile, hulumtues të pavarur, e ekspertët të jashtëm, të angazhohemi në dokumentimin dhe adresimin e tyre.​

Ai priti në takim familjarët e viktimave të Masakrës së Paklekut, me të cilët diskutoi për rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës dhe për rolin e rëndësishëm që Instituti për krimet e kryera gjatë luftës do të ketë në arritjen e këtij qëllimi.

Javën e kaluar përkujtuam 23-vjetorin e Masakrës së Paklekut dhe të Çikatovës së Vjetër në të cilën u vranë dhe masakruan 77 shqiptarë civilë të paarmatosur.

 

Të fundit