Flash News

Kosova

Kurti flet për dialogun me Serbinë: Procesi i bisedimeve në Bruksel s'ka qenë i padobishëm

Kurti flet për dialogun me Serbinë: Procesi i bisedimeve në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot për mediat se procesi i bisedimeve në Bruksel gjatë vitit 2021 “nuk ka qenë i padobishëm”.

Ai shtoi se është i gatshëm për takime në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2022, duke theksuar se dëshira për negociata duhet të jetë dhe nga pala tjetër.

“Duhet të ndryshojë pakrahasimisht më shumë Serbia. Se kur zhvillohen takimet në Bruksel nuk varet prej meje, duke qenë se unë kam shprehur gatishmërinë time. Besoj që në vitin e ardhshëm do të ketë edhe ftesa përkatëse për një dialog që i kontribuon paqes së qëndrueshme”, u shpreh Kurti.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011. Gjatë këtij viti kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç janë takuar dy herë, por nuk është arritur asnjë marrëveshje.

 

Të fundit