Flash News

Kosova

Kurti i bindet SHBA-së, shtyn vendimin për targat

Kurti i bindet SHBA-së, shtyn vendimin për targat

Kryeministri Albin Kurti i është bindur Shteteve të Bashkuara dhe ka pranuar kërkesën e tyre. Ai ka vendosur të shtyjë me 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS, Republika e Kosovës.

Kurti ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier  për përkushtimin ndaj procesit të dialogut. Kurti iu ka dhënë kohë zyrtarëve evropianë dhe atyre amerikanë që të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.

“Unë e pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orë. Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Një ditë më parë ai takoi presidentin Vuçiç në Bruksel, por nuk arritën një marrëveshje. Për këtë, kryediplomati i BE-së, Joseph Borrell fajësoi Kosovën. Kjo e fundit është e vendosur të mos pranojë asnjë marrëveshje që nuk parashikon normalizimin e plotë të raporteve Kosovë-Serbi. Kurti tha se Borrell kishte hequr dorë nga ky zotim.

Të fundit