Flash News

Kosova

Kurti i prerë: Nuk ka pagesa me dinarë

Kurti i prerë: Nuk ka pagesa me dinarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk tërhiqet pavarësisht thirrjeve të SHBA-BE-së për dinarin. Ai deklaroi sot se rregullorja e bankës qendrore është e ligjshme dhe se politikanët nuk mund t’u mbivendosen institucioneve shtetërore.

“Tranzicioni ka nisur që në dhjetor. Me informatat që i kam gjithçka po shkon në rregull, por, nëse ka ndonjë vërejtje a ankesë, ne do ta adresojmë me seriozitetin më të lartë dhe me shpejtësinë më të madhe.

BQK është institucion i pavarura i Kosovës, nuk munden politikanët t’i mbivendosen institucioneve të pavarura të shtetit, sepse asisoj e humbim karakterin e republikës demokratike për vendin tonë të pavarur. Kushtetutshmëria, ligjshmëria, vendimmarrja e institucioneve të pavarura nuk mund të negociohen nga politikanët”, tha Kurti.

Të fundit