Flash News

Kosova

Kurti “injoron” draftin e Ramës për Asosacionin, falënderon Begajn për vizitën në Prizren

Kurti “injoron” draftin e Ramës për Asosacionin,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka komentuar draftin e kryeministrit Rama për Asosacionin e Komunave Serbe, të cilën tha se ia ka dërguar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Kurti, i pyetur nga mediat për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe nëse e ka parë apo jo draftin e Ramës, nuk ka komentuar, siç shkruan Kosova Press. Ai ka folur për vizitën e presidentit Bajram Begaj në 145 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, të cilin e ka falënderuar.

“Dje në Prizren ishim edhe në një drekë të përbashkët me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, të cilin e falënderojmë përzemërsisht që erdhi në kryeqytetin kulturor e historik të shqiptarëve, sepse Lidhja e Prizrenit është ngjarja, e cila ndodhet në themel të identitetit kombëtar shqiptar dhe pa të cilin nuk mund të paramendohet as 28 nëntori i vitit 1912”, tha Kurti.

Kryeministri Rama njoftoi të enjten draftin për Asosacionin e Komunave Serbe që sipas tij do të jetë një shtysë në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Rama pranoi se draftin nuk e ka konsultuar fillimisht me kryeministrit Kurti duke thënë se nuk i përkiste asnjërës palë, por Kosovës.

“Dje i dërgova Macron dhe Scholz një draft për Asociacionin e komunave serbe. Është dokument konfidencial dhe nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por ju siguroj që është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë arsyet për asosacionin. Uroj dhe shpresoj që ky material do të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun dhe t'i bëjë palët të flasin për gjëra konkrete, e jo me vete dhe për vete. Aryseja pse e ndaj publikisht sot është sepse situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spectator. Nuk e kam detyrim të konsultohem. Drafti është neutral as për njërin e as për tjetrin”, deklaroi Rama.

Mirëpo, drafti nuk është pritur mirë nga Kosova. Lëvizja Vetëvendosje e ka parë me një sy kritik draftin e Ramës. Sipas tyre, qëllimi mbetet i paqartë për sa kohë drafti nuk është konsultuar me qeverinë e Kosovës.

Të fundit