Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Kurti kërkon Shqipërinë e Madhe", diskutime në Parlamentin gjerman, zgjatet mandati i KFOR

Ushtarët gjermanë do të marrin pjesë për një vit tjetër në praninë ndërkombëtare të sigurisë të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR). Kjo u miratua nga Bundestagu të enjten, më 27 qershor 2024, në një votim emëror me 535 vota pro, 91 kundër dhe dy abstenime. Në fillim të seancës, deputetët përshëndetën me ovacione të gjata disa nga veteranët e luftës së Kosovës që ishin të pranishëm në tribunë, ndër ta edhe ish-komandanti i KFOR-it, Roland Kather. Më parë në Parlament kishte pasur një debat afro 40-minutësh.
Roth e Mijatovic: Kritika ndaj politikës së Vuçiç
Boris Mijatovic (Të Gjelbrit) theksoi nevojën e misionit të KFOR-it si një stabilizues në rajon për 25 vjet dhe lavdëroi angazhimin e ushtarëve. Ai kritikoi politikën nacionaliste të Vučić-it dhe politikanëve të tjerë që nxisin tensione dhe vuri në dukje rëndësinë e KFOR-it për sigurinë. "Politika e tij nacionaliste paraqet një rrezik të qëllimshëm për rajonin. Ushtria serbe në kufi me Republikën e Kosovës nuk është rastësi dhe as shenjë e qëllimeve paqësore," tha deputeti i të Gjelbërve, duke kujtuar se tonet në rajon sa vijnë e bëhen edhe më nacionaliste.
Michael Roth, kryetar i Komitetit të Jashtëm të Bundestagut, kërkoi që Bashkimi Evropian t’i japë fund politikës së qetësimit ndaj Serbisë dhe të forcojë demokracinë dhe shtetin ligjor. Roth shprehu zhgënjimin e tij që Kosova ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës. Ai vuri në dukje rëndësinë e dhënies së shpresës për njerëzit në Kosovë dhe theksoi se përpjekjet për reforma vlejnë. "Jam shumë i zhgënjyer që dëshira e madhe e grupit tim parlamentar, mbështetur nga grupet parlamentare të koalicionit dhe CDU/CSU, nuk u mor parasysh dhe Komiteti i Ministrave, pra qeveritë, jo deputetët, që na përfaqësojnë në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, refuzuan të miratojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës."
Situata është shumë e brishtë, tha Roth duke iu referuar edhe gjuhës së përdorur nga tifozët në kampionat: "Ka kaq shumë urrejtje nacionaliste dhe ne duhet të arrijmë që përmes shkëmbimeve më të ngushta mes të rinjve ta eliminojmë këtë urrejtje. Duhet të vijë deri te një pajtim rajonal. Ne duhet të përballemi edhe me kapitujt e vështirë. Dhe është e papranueshme që me mosnjohjen e Kosovës ose me mohimin e gjenocidit në Srebrenicë të bëhet politikë mbi kurrizin e njerëzve në rajon”, tha Roth
AFD, BSW dhe e Majta kundër zgjatjes së mandatit
Si çdo vit, edhe këtë herë mandati u zgjat me votat e koalicionit të qendrës së majtë, përbërë nga tri partitë, SPD, Të Gjelbrit, dhe FDP, si edhe të grupit më të madh parlamentar të opozitës, krahu konservator, CDU/CSU. Partitë e ekstremit të majtë dhe të djathtë votuan kundër.
Hannes Gnauck (AfD) argumentoi kundër zgjatjes së mandatit të KFOR-it, duke theksuar tre argumente, sipas tij: rezoluta e vjetëruar e OKB-së, kostot e larta dhe efikasiteti i dyshimtë, dhe mungesa e perspektivës afatgjatë dhe përgjegjësisë vendore për sigurinë. "Duke marrë parasysh këto argumente, është jo vetëm e arsyeshme, por edhe e domosdoshme të refuzohet mandati për pjesëmarrjen gjermane në KFOR. Edhe në këtë mision, 29 ushtarë gjermanë kanë humbur jetën. Është koha për t'i dhënë fund këtij misioni," tha politikani i AfD.
Nastic: Kurti kërkon Shqipërinë e Madhe
E ashpër në retorikë ishte sidomos ish-deputetja e së Majtës, sot Bündnis Sahra Wagenknecht (BSW), Žaklin Nastić, sipas të cilës ndërhyrja e Perëndimit në "Kosovë dhe Metohi" ishte e paligjshme dhe nuk ka sjellë asgjë veçse më shumë përçarje. "Ju mbështesni një ultranacionalist si Kurti në Prishtinë me fantazitë e tij për Shqipërinë e Madhe, përkrahësit e të cilit madje tani në Kampionatin Evropian brohorisnin hapur për vrasjen e serbëve në rrugët e Gjermanisë. Heshtja juaj për këtë flet për vete."
Këtë e kundërshtoi folësi i fundit, Thomas Silberhorn, ish sekretar shteti në Ministrinë Gjermane të Mbrojtjes dhe tani ekspert për mbrojtjen nga CSU. "E vërtetë," tha ai, "që gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, tifozët nga Shqipëria dhe Kroacia brohorisnin parulla si 'Vdekje serbëve'. Në të njëjtën kohë, tifozët serbë kishin slogane nacionaliste si 'Kosova është Serbi' në flamujt e tyre." Silberhorn theksoi: "Këto ngjarje tregojnë tensionet etnike të vazhdueshme në rajon."
Mandati për EUFOR Althea dhe UNIFIL
Në të njëjtën ditë, Bundestagu miratoi gjithashtu zgjatjen e mandateve për misionet EUFOR Althea në Bosnje dhe Herzegovinë dhe UNIFIL në Liban. Për misionin EUFOR Althea, Gjermania mban të gatshëm deri në 50 ushtarë, ndërsa për KFOR-in në Kosovë deri në 400 ushtarë. Kostot totale për këto dy misione ushtarake të Gjermanisë në rajon janë parashikuar në rreth 10.1 milionë euro për Althea-n dhe deri në 21.8 milionë euro për KFOR-in./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38