Flash News

Kosova

Kurti: Këtë vit synojmë normalizimin e përhershëm të marrëdhënieve me Serbinë

Kurti: Këtë vit synojmë normalizimin e përhershëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për mediat e Kosovës tha se shpreson normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë këtë vit.

Kurti theksoi se është e rëndësishme që viti 2024 të jetë final, pasi dëshiron që pas kësaj të vazhdojë të merret me çështje të tjera të rëndësishme.

“Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë uroj për këtë vit, për vitin 2024, dhe në vitet dhe dekadat e ardhshme dua të dal fitimtar në çështje si pabarazia sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e sigurisë”, deklaroi Kurti.

Të fundit