Flash News

Kosova

Kurti kundërshton SHBA-në dhe BE: Afati për target nuk do të shtyhet më

Kurti kundërshton SHBA-në dhe BE: Afati për target nuk do të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat. Kështu tha ai sot për gazetarët. Shtyrjen e afatit për targat me 10 muaj e kërkuan SHBA-të dhe BE-ja me arsyetimin se nuk dëshirojnë të krijohen tensione në veri.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj, dhe në vend se të jetë data 1 tetor është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviqit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS”, deklaroi Kurti.

I pyetur se si do të ndikojë ky vendim në raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, Kurti është përgjigjur duke thënë se “nuk duam asnjëherë që t’i befasojmë aleatët, por kriminelët”.

Vendimi për targat ishte parashikuar të hynte në fuqi më 1 gusht, por u shty për një muaj pas incidenteve që ndodhën në veri të vendit.

 

Të fundit