Flash News

Kosova

Kurti “mes dy zjarresh” për hapjen e ambasadës në Jeruzalem, çfarë i kërkon Netanyahu dhe Erdogan

Kurti “mes dy zjarresh” për hapjen e ambasadës në

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot letrat e urimit për kreun e saj Albin Kurtin për fitoren nëzgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurti.

Dy prej letrave janë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilët mbajnë qendrime të kundërta lidhur me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. 

Netanyahu në letrën e urimit, e ka ftuar Albin Kurtin në Jeruzalem për inagurimin e Ambasadës së Kosovës. Ndërsa, presidenti turk Erdogan në letrën e urimit, i ka kërkuar Kurtit që të shmangë marrëveshjen për hapjen e ambasadës në Jeruzalem, pasi sipas tij, do të shkaktonte dëme të mëdha për Kosovën.

“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për inaugurimin e saj”, ka shkruar ndër të tjera Netanyahu, në letrën që ia kishte dërguar Kurtit më 17 shkurt.

Ndërkaq, Erdogan i shkruan: “Edhe gjatë periudhës së ardhshme, Turqia, sikurse përherë, do të jetë në mbështetje të popullit të Kosovës. Për më tepër, jam gëzuar gjithashtu kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Jam i mendimit se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, që mund t'i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka thënë Erdogani në letrën e tij.

Në fillim të shkurtit Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike, bazuar në marrëveshjen e arritur më 4 shtator në Washington. Sipas kësaj marrëveshje, Kosova do të hapë ambasadën e vet në Izrael në qytetin e Jerusalemit.

Letra e dërguar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu:

Kurti “mes dy zjarresh” për hapjen e ambasadës në

Letra e dërguar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan: 

Kurti “mes dy zjarresh” për hapjen e ambasadës në

Të fundit