Flash News

Kosova

Kurti për Financial Times: 4 dëshirat e Serbisë. Nëse perëndimi e lejon këtë lojë, rrezikohet konflikt

Kurti për Financial Times: 4 dëshirat e Serbisë. Nëse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një tjetër intervistë për mediat e huaja, ku ngre shqetësimin e një konflikti të mundshëm në Ballkan, të nxitur nga Serbia me mbështetjen e Kremlinit.

Ai tha për “Financial Times” se “Ne jemi të shqetësuar, por jo të frikësuar, si do të zhvillohet situata do të varet shumë nga qëndrimi dhe presioni i demokracive perëndimore ndaj Beogradit.”

Kurti nënvizoi se, “Ajo që dëshiron Serbia është të marrë fondet e BE-së, armët ruse, investimet kineze dhe tolerancën amerikane. Nëse demokracitë perëndimore nuk e lejojnë këtë, një zgjidhje do të jetë shumë e lehtë për t’u arritur. Por nëse [serbët] lejohen të luajnë këtë lojë, ky tension do të vazhdojë.”

Nisur nga kjo, kryeministri i kërkoi perëndimit që të lehtësojë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.  Gjithashtu kërkon të ushtrohet presion ndaj qeverive që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.  

Këto thirrje vijnë pak ditë përpara se kryeministri Kurti të takohet në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

Të fundit