Flash News

Kosova

Kurti për linjën Prishtinë-Durrës: Çdo e mirë e njërit shtet mund të përcillet në anën tjetër

Kurti për linjën Prishtinë-Durrës: Çdo e mirë e

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli për marrëveshjen që parashikon lehtësirat e procedurave doganore midis dy shteteve shqiptare. Ai u shpreh se kjo marrëveshje i jep fund pritjes së qytetarëve në kufij.

Kurti theksoi se ndërtimi i linjës Prishtinë-Durrës nxit bashkëpunimin dhe kalon çdo të mirë nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas. Në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama, Kurti kërkoi që marrëveshjet mos të mbeten në letër, por të zbatohen për të forcuar bashkëpunimin.

“Unë tashmë po prezantoj marrëveshjen për zbatimin e lehtësirave të ndërsjellta në procedurat doganore ose kontrollin për hyrje daljen e mallrave.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është zbatimi i lehtësirave, thjeshtimi i kryerjes së procedurave doganore dhe zvogëlimi i kohës së pritjes së qytetarëve në kufij.

Kjo marrëveshje parasheh vendosjen zyrës doganore të Republikës së Kosovës në zonën doganore të portit të Durrësit dhe në Porto Romano dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në procedurat doganore dhe kontrollit në hyrje dalje të mallrave. Çdo e mirë e njërit shtet mund të përcillet në anën tjetër. Linja Prishtinë-Durrës, është cilësi ekologji e fuqi e tokës në det, rritje e portit kryesor të shqiptarëve”, tha Kurti.

Të fundit