Flash News

Kosova

Kurti: Rama-Vuçiç destabilizojnë Ballkanin

Kurti: Rama-Vuçiç destabilizojnë Ballkanin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përsëritur qëndrimin se është kundër nismës 'Ballkani i Hapur' që mbështetet nga Edi Rama dhe Presidenti serb Vuçiç.

I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Kurti theksoi se Serbia kërkon të destabilizojë Ballkanin.

"Nuk besoj që PS është Partia e Punës, mirëpo sa i përket disa iniciativave rajonale ne nuk pajtohemi. Unë besoj se Serbia do të destabilizojë Ballkanin, që nuk është neutrale, por ka marrë anën e Kremlinit. Nuk mund të jesh neutral mes zjarrfikësit dhe zjarrit. Ata i kanë 14 aviona MIG29. 8 i kanë marrë nga Bjellorusia dhe 6 nga Rusia dhe këtu nuk ka dilema."-tha Kurti.

 Më tej kryeministri i Kosovës tha se nisma e Ramës dhe Vuçiçit me 'Ballkanin e Hapur' do të dështojë sepse Ballkani nuk mund të hapet ndaj askujt tjetër, pasi është e hapur prej vitesh vetëm ndaj BE-së, SHBA-së dhe NATO-s.

"Nuk e di plotësisht nëse plani është ta zëmë, ky Ballkani i Hapur si ide. Unë nuk mendoj se do të ketë sukses. Edhe mendoj se është i gabueshëm. Ballkani i Hapur nënkupton një synim që nuk na qenka i hapur, por duhet ta hapim, por ndaj kujt? Ne jemi të hapur ndaj BE-së dhe SHBA-së, dhe NATO-s. Por të hapet Ballkani ashtu siç është hapur Serbia për Federatën Ruse dhe Kinën, unë mendoj se është gabim."-deklaroi Kurti.

Të fundit