Flash News

Kosova

Kurti refuzoi ta takojë, kush do ta presë Ramën nesër në Prishtinë

Kurti refuzoi ta takojë, kush do ta presë Ramën nesër

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzoi takimin me kryeministrin Edi Rama nëse nuk realizohet mbledhja mes dy qeverive, i cili njoftoi se do shkojë nesër në Prishtinë.   

Burime për Euronews Albania kanë konfirmuar se Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë do të takojë presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ende nuk dihen më shumë detaje sa i takon kohës së takimeve.

Albin Kurti u shpreh më herët se e fton Ramën që gjatë vizitës dy ditore në Prishtinë më 6-7 korrik, të vijohet me mbledhjen e dy qeverive që u anulua në Gjakovë

Ndërkohë, ky i fundit sot gjatë një deklarate për mediat pasi përfundoi mbledhja e qeverisë, nuk pranoi të komentonte refuzimin nga ana e kryeministrit të Kosovës, duke theksuar se do të flasë për këtë çështje kur të jetë koha për të folur, që sipas tij është nesër për Prishtinë.

 

Të fundit