Flash News

Kosova

Kurti uron 17 vjetorin e Pavarësisë: Kosova ka punuar për të përmbushur idealin e dëshmorëve

Kurti uron 17 vjetorin e Pavarësisë: Kosova ka punuar për të

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje festive me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Kryeministri Albin Kurti  në fjalën e tij para kabinetit qeverisës tha se teksa festojmë kujtojmë me krenari rrugëtimin tonë të gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Kushtetua jonë vërtetë është e re , por kultura jonë është e një populli të lashtë e autokton e rrënjosur thellë në historinë tonë të lavdishme. Ne sot nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për lirinë tonë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se liria për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë kërkon demokraci e demokracia kërkon institucione të forta.

“Institucione të forta që mbrojnë sundimin e ligjit, garantojnë zgjedhje të lira te të ndershme dhe sigurojnë që pushteti u shërben qytetarëve”, tha Kurti.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit