Flash News

Kosova

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën kundër referendumit të Serbisë

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën kundër referendumit të

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën në një seancë të jashtëzakonshme ku u thirr edhe kryeministri Albin Kurti.

Rezoluta u  shpreh kundër mbajtjes së votimeve në Kosovë për një referendum të Serbisë të lidhur me ndryshimet kushtetuese. Ishin 77 deputetë të pranishëm në sallë që votuan pro rezolutës.

Në votim nuk pati asnjë deputet kundër, veç një abstenim.

Rezoluta vjen në mbështetje të deklaratës së përbashkët të krerëve të shtetit, pas takimit me vendet e QUINT-it, ku i thanë ‘jo’ referendumit me kërkesë të Serbisë.

8 pikat e rezolutës kanë këtë përmbajtje:

  • Referendumi cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Kosovës dhe është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe normat ndërkombëtare.
  • Kuvendi kërkon nga Qeveria dhe institucionet të ndërmerren veprimet për të mos lejuar cenimin e sovranitetin dhe rendin kushtetutës nga mbajtja e referendumit të një shteti të huaj në territorin e Kosovës.
  • Kuvendi thekson përkushtimin e Kosovës për të garantuar dhe mbrojtur të gjitha të drejtat e shtetasve të Kosovës në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.
  • Vihet në pah e drejta e qytetarëve me dyshtetësi të Kosovës të ushtrojnë të drejtën e votës.
  • Hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës dhe përfshirja e strukturave ilegale në një organizim të tillë përbën shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës të Kosovës dhe praktikave ndërkombëtare.
  • Kundër veprimeve të vazhdueshme të Serbisë për të instrumentalizuar dhe keqpërdorur qytetarët serbë të Kosovës në shërbim të politikave të veta armiqësore kundër Kosovës.
  • Kuvendi mirëpret qëndrimet e prera të bashkësisë ndërkombëtare për sundimin e ligjit në Kosovë.
  • Kuvendi mbetet i përkushtuar për të dhënë kontributin për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të drejtave të qytetarëve.

 

Të fundit