Flash News

Kosova

Lajçak në Kosovë, axhenda e takimeve

Lajçak në Kosovë, axhenda e takimeve
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të nis vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak në Kosovë do të qëndroj për tri ditë duke filluar nga sot e deri më 3 mars.

Diplomati sllovak agjendën e takimeve do ta nis sot pasdite me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti. Ende nuk është bërë e ditur saktë ora e takimit në mes tij dhe Kurtit.

Pas Kurtit, Lajçak do të zhvilloj takime edhe me u.d e presidentes, Vjosa Osmani.

Takimi në mes Osmanit dhe Lajçakut do të zhvillohet nesër në orën 08:00. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Bekim Kupina këshilltar i Osmanit.

Lajçak do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

Zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku-Idrizi ka thënë për Telegrafin se po do të ketë takim, por për orën e takimit do të njoftoheni me kohë.

Lajçak po ashtu do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga AAK-ja, ku kanë theksuar se takimi do të mbahet nesër në orën 11:00.

Ndërkaq nuk dihet nëse Lajçak do të ketë takim me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj. Miroslav Lajçak pas vizitës në Kosovë do të qëndroj për vizitë edhe në Serbi dhe Mal të Zi./Telegrafi

Të fundit