Flash News

Kosova

Lajçak përfundon mandatin si i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi: Mision sfidues, por i shpërblyer

Lajçak përfundon mandatin si i dërguari i BE-së për
Miroslav Lajçak ka përfunduar zyrtarisht mandatin e tij pas thuajse pesë vitesh si i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, duke ia dorëzuar detyrën pasardhësit të tij, diplomatit danez Peter Sorensen.

Në një postim në platformën "X", Lajçak e ka përshkruar këtë periudhë si një mision sfidues, por të shpërblyer, duke nënvizuar rëndësinë e arritjeve në këtë proces, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të arritur në mars të vitit të kaluar.

“Pas 4 vjetësh e 10 muajsh si lehtësues i dialogut të BE-së, zyrtarisht po ia dorëzoj detyrën pasardhësit tim, Peter Sorensen. Ka qenë një mision sfidues, por i shpërblyer, dhe si Kosova ashtu edhe Serbia mund të jenë krenare për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit,” ka shkruar Lajçak.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë një ndër proceset më të rëndësishme diplomatike në rajon, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe avancimin e tyre drejt integrimit evropian.

Të fundit