Flash News

Kosova

Largimi i dinarit serb, reagon Kurti: Një periudhë tranzicioni është e nevojshme

Largimi i dinarit serb, reagon Kurti: Një periudhë tranzicioni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas hyrjes në fuqi të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës valutë e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë, do të jetë euro.

Zyra e Kryeministrit mbështet plotësisht pavarësinë e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe profesionalizmin me të cilin ajo kryen detyrat e veta. Në këtë cilësi, ndihem i obliguar që të mbroj profesionalizmin e trupave publike.

Në fund të vitit të kaluar, Banka Qendrore nxori rregulloren e saj mbi pagesat me paratë e gatshme. Rregullimi i mënyrës se si monedhat e huaja operojnë në një vend është, natyrisht, një kompetencë thelbësore e Bankës Qendrore”, ka shkruar Kurti.

Sipas kryeministrit “kjo rregullore nuk e targeton dinarin e Serbisë. Banka Qendrore ka kërkuar, me të drejtë, që transaksionet joformale që kryhen në Dinarë të Serbisë të formalizohen; prandaj, ekzistenca dhe vazhdimi i tyre kishin qenë të kundërligjshme. Monedha zyrtare e Kosovës është Euro dhe rregullorja vjen thuajse 16 vjet pas deklarimit tonë të pavarësisë”.

“Ky vendim është përgjegjësi themelore e Bankave Qendrore, duke synuar rregullimin e hyrjes së monedhave të huaja brenda territorit. Mungesa e një rregulloreje të tillë mund të rezultojë në shpëlarjen e parasë, financimin e terrorizmit dhe aktivitete të tjera të kundërligjshme”, ka deklaruar Kurti.

 

Të fundit