Flash News

Kosova

Letra e Biden, Vucic mbledhje urgjente me Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Letra e Biden, Vucic mbledhje urgjente me Këshillin e Sigurisë

Pas një mbledhjeje urgjente të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Beograd, ministri i mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq, tha se kishin një kryetemë diskutimi.

”Tema më e rëndësishme e takimit tonë ishte gjendja aktuale në territorin e Kosovës dhe Metohisë ku kemi situatë komplekse të sigurisë. Kjo është në aspektin politik dhe të sigurisë. Natyrisht folëm për atë se çka po ndërmarrin institucionet tona shtetërore  për të ruajtur stabilitetin në krahinën tonë jugore. Para së gjithash ne duam të mbrojmë popullatën serbe atje”, deklaroi kreu politik i ushtrisë serbe.

Sipas mediave kosovare, temë tjetër e rëndësisë së veçantë nga takimi i Këshillit ishte një letër që u bë publike të dielën dhe e cila mban datën 5 shkurt.

Në këtë letër, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i uron homologut serb Aleksandër Vuçiq 15 shkurtin, ditën e shtetësisë së Serbisë, ndërsa i përmend marrëveshjen për njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë.

Vetë presidenti Vucic tha të dielën se e ka bërë të qartë që në Washington më 4 shtator 2020 mendimin e tij, dhe e njëjta vlen dhe për Biden, ”unë nuk e kam ndërmend ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Vucic.

Të fundit