Flash News

Kosova

Lidhja Demokratike e Kosovës reagon për Berishën: E papranueshme!

Lidhja Demokratike e Kosovës reagon për Berishën: E papranueshme!

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj sulmit të  kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dje në protestën e opozitës.

Me anë të një postimi nga nënkryetari Lutfi Haziri, LDK e cilëson si të papranueshme dhunën ndaj Sali Berishës.

Në një ditë të mirë për Ballkanin Perëndimor e në veçanti për Shqipërinë e shqiptarët, kur zbritën në Tiranë udhëheqësit më të lartë europian e kur po bisedohej për Ballkanin e Europianizuar përmes shembullit të Tiranës, ndodhi ajo që nuk duhej.

Në emër të LDK-së e dënoj si të papranueshme dhunën ndaj prof. dr. Sali Berishës, udhëheqësit të ndryshimeve të mëdha në Shqipëri e liderit të opozitës së sotme.

Kontributi i Berishës për demokracinë dhe ndërtimin e Shqipërisë është historik. Lutem që një akt i tillë i shëmtuar të mos përsëritet kurrë në trojet tona!’, shkruan Lutfi Haziri.


 

Të fundit