Flash News

Kosova

“Liria jeni ju”, nëna e Hashim Thaçit ‘vishet' me portretet e ish-krerëve të UÇK-së

“Liria jeni ju”, nëna e Hashim Thaçit

Teksa e gjithë Prishtina dhe jo vetëm, është çuar në këmbë duke nisur “Marshin e Drejtësisë”, një mesazh i veçantë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, vjen nga nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Hyra Thaçi, është fotografuar e veshur me një bluzë që mban portretet e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët aktualisht po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Liria jeni ju”, shkruhet në bluzën e nënës së Hashim Thaçit.

Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së do të fillojë nesër, teksa sot qytetarët e Kosovës marshuan në mbështetje të tyre me pankarta në duar.

 

Të fundit