Flash News

Kosova

Lista Serbe: Rreth 100 mijë serbë në Kosovë janë prekur nga vendimi për dinarin

Lista Serbe: Rreth 100 mijë serbë në Kosovë janë prekur

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Ellek deklaroi se rreth 100 mijë serbë në Kosovë do të preken drejtpërdrejt nga vendimi i autoriteteve kosovare për ta ndaluar përdorimin e dinarit serb.

“Kjo vlen për të gjitha institucionet që funksionojnë në sistemin serb, pensionistët, përfituesit e përfitimeve sociale, studentët, bursistët. Pra, i gjithë populli serb”, tha Ellek duke folur në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut.

Ai e cilësoi vendimin si “lëvizje përgatitore” nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti.

Vendimi për shfuqizimin e institucioneve serbe që kujdesen për arsimin, shëndetësinë, ekonominë dhe asistencën sociale, po ua shfuqizon jetën serbëve”, tha Elleku.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) – e cila përcakton që vetëm euroja të përdoret si valutë për pagesa me para të gatshme – hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për shtyrjen e zbatimit të saj.

Të fundit