Flash News

Kosova

Makina përfundon në lumin Drin, një i vdekur dhe një i plagosur

Makina përfundon në lumin Drin, një i vdekur dhe një i

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në fshatin e Pejës ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

"Rreth orës 03:30, një makinë me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drini i Bardhë, në Radac të Pejës.", njofton policia.

Disa qytetarë që kanë konstatuar mjetin, kanë nxjerrë dy persona të plagosur rëndë.

Në vendin e ngjarjes më pas kanë shkuar edhe njësitë policore, zjarrfikësit dhe autoambulanca. Ekipi mjekësor ka konstatuar se njëri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndërsa personi i dytë u dёrgua nё Spitalin Rajonal nё Pejё.

Nuk dihen rrethanat e aksidentin, ndërsa për ngjarjen ka nisur një hetim.

Të fundit