Flash News

Kosova

Mbahet konferenca e parë statusore në Hagë, Thaçi, Krasniqi, Veseli e Selimi të mërkurën para Dhomave të Specializuara

Mbahet konferenca e parë statusore në Hagë, Thaçi,

Konferenca e parë statusore në rastin për  ish-komandantët e UÇK-së, do të mbahet këtë të mërkurë. Më 18 nëntor, ora 11:00, para Dhomave të Specializuara në Hagë pritet të paraqiten Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe avokatët e tyre mbrojtës.

 “Gjykatësi i procedurës paraprake thërret një konferencë mbi ecurinë e çështjes sa më shpejt që të jetë e mundshme, pas paraqitjes së parë të të akuzuarit”, thuhet në Rregulloren e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte.

Të fundit