Flash News

Kosova

Mbërrin grupi i parë me afganë në Kosovë

Mbërrin grupi i parë me afganë në Kosovë

Mbrëmjen e sotme ka mbërritur grupi i parë me afganë në Kosovë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talebanët morën kontrollin.

Rreth 100 persona që kanë zbritur në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, të cilët janë pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.

Mbërrin grupi i parë me afganë në Kosovë

Refugjatë të tjerë pritet të mbërrijnë në vend ndërkohë që Ministri i Brendshëm ka deklaruar se Kosova mund të presë deri në 2 mijë persona.

SHBA-të kanë shprehur falënderimin e tyre për pritjen që u bëhet refugjatëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Të fundit