Flash News

Kosova

Mbledhja e përbashkët, Konjufca: Dëshmi se Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë

Mbledhja e përbashkët, Konjufca: Dëshmi se Kosova dhe

Ka nisur seanca e përbashkët mes dy kuvendeve të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Mbledhja e përbashkët është hapur nga fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ky i fundit është shprehur se bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë përbën simbolikën e bashkëpunimit institucional, si dëshmi se të dyja qëndrojnë pranë njëra-tjetrës.

“Rajoni dhe Kosova i kemi ndier ndikimet e tërthorta e drejtpërdrejta të agresionit rus në Ukrainë. Po mbyllim këtë vit nga agresione nga Serbia që po synojnë destabilizimit.

Sulmi në Ibër Lepenc nuk konsiderohet ndrydhe veçse sulm terrorist si ata që nuk na pranojnë si një rend ligjor dhe shtet sovran.

Sulmi vjen një vit pas atij në Banjskë, organizator i tij ishte Radoiçiç i mbështetur nga Vuçiç dhe ende nuk është ndëshkuar. Bashkimi ynë sot përbën më shumë se simbolikën e bashkëpunimit institucional, duhet të shihet si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë”, u shpreh Konjufca.

Të fundit