Flash News

Kosova

"Mos ishte problem përkthimi", Jakup Krasniqi ngrihet në këmbë në Hagë: Deklarohem jo fajtor

"Mos ishte problem përkthimi", Jakup Krasniqi ngrihet në
Jakub Krasniqi në Hagë

Jakup Krasniqi, ish-kryeparlamentari i Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK, ka mohuar të gjitha pikat e aktakuzës së ngritur ndaj tij nga Prokuroria Speciale e Hagës, teksa është vetëdeklaruar jo fajtor.

Gjyqtari e ka ripyetur në rast se mos ishte problem përkthimi, dhe Krasniqi është ngritur në këmbë duke thënë përsëri që është jo fajtor dhe se s'kishte ndonjë mënyrë tjetër për ta thënë ndryshe.

GJYQTARI: Ju nuk mund të përfaqësoni veten sepse jeni në ndalim. Përfaqësia nga një avokat mbrojtës është e detyrueshme. Unë i kam dhënë, e kam njoftuar zyrën administratore për caktimin e avokatës. Ju na keni konfirmuar se keni avokat.

JAKUP KRASNIQI: Edhe në të ardhmen thashë që s’kam dëshiruar, por nga presioni i familjes dhe shokëve kam pranuar. Në këtë rrafsh po i respektojmë.

GJYQTARI: I kënaqur që i akuzuari është i përfaqësuar. Do t’ju kërkohet të deklaroheni fajtor ose jo fajtor brenda 30 ditëve për çdo pikë nga aktakuzat.

JAKUP KRASNIQI: Unë edhe pse kam pasur një bisedë të ndjerë me avoakten mbrojtëse, dhe i kam shikuar telegrafikisht pikat kryesore. Unë edhe më herët e thashë dhe po e them, unë nuk ndjehem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë dhe për asnjë gjë tjetër që thuhet në aktakuzë.’

GJYQTARI: Nuk e di nëse janë fjalët tuaja, nëse është çështje përkthimi. Nuk ndiheni fajtor. Nëse deklaroheni ose jo fajtor apo të bëjmë një seancë tjetër për 30 ditë. Deklaroheni apo jo?

JAKUP KRASNIQI: Deklarohem jo fajtor. Nuk kam asnjë faj të vetëm, s’di si ta them ndryshe.

GJYQTARI: Shumë e qartë që deklaroheni jo fajtor. Mund të zini vend. Tani le të kalojmë tek gjuhët zytare.

 

Të fundit