Flash News
Përplasje fatale mes dy automjeteve në Lushnjë, një i vdekur dhe 5 të plagosur
Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me 116 pasagjerë në bord
Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti
Mendoi se ishte kafshë e egër, plagoset me armë gjahu një person në Bulqizë
Humbi jetën në aksident, kush ishte gazetari Enrik Mehmeti, i kushtoi mbi dy dekada profesionit

Një grua me kokën lartë, me lule në dorë dhe rreth saj këpucë të kuqe të shpërndara, është murali i punuar nga disa të rinj përmes të cilit përçohet mesazhi për luftim të femicidit dhe garantimit të barazisë gjinore.
Ky mural përmes të cilit janë përkujtuar viktimat e dhunës në baza gjinore u zbulua sot në hapësirat e shkollës të mesme të lartë “Xhevdet Doda”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, raporton KosovaPress.
Murali është krijuar nga artistë të rinj të komuniteteve të ndryshme, shqiptarë, serbë, romë, ashkali dhe egjiptianë.
Për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes tema për këtë vit është “Kultivimi i një kulture të paqes”.
Shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh u shpreh se paqja mund të ndërtohet vetëm duke punuar të gjithë së bashku. Ziadeh theksoi se çdo akt i vogël dhembshurie, mirëkuptimi, ndjeshmërie dhe bashkëpunimi kontribuon në një botë paqësore.
“Paqja ndërtohet nga paqja. Sot është festë, për ju, për të gjithë ju që jeni në paqe dhe për strukturën e paqes në Kosovë. Paqja nuk është një ëndërr, një ëndërr e largët, është një realitet i prekshëm që mund ta krijojmë së bashku. Çdo akt i vogël dhembshurie, mirëkuptimi, ndjeshmërie dhe bashkëpunimi kontribuon në qëllimin më të madh të një bote paqësore. Bëhet fjalë për efektin kumulativ të shumë veprimeve të vogla dhe pozitive. Dita Ndërkombëtare e Paqes këtë vit, e shënuar më 21 shtator mbart tegelin duke kultivuar një kulturë paqeje...03:38 Le të angazhohemi të jemi ambasadorët e paqes në jetën tonë dhe të frymëzojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Së bashku, ne mund të ndërtojmë një botë ku paqja nuk është vetëm një fjalë, por një mënyrë jetese. Së bashku, ne mund të nisim një udhëtim për të krijuar një botë që na nevojitet dhe e meritojmë, një botë ku të gjithë mund të arrijnë dhe të realizojnë potencialin e tyre të plotë”, theksoi Ziadeh.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj teksa femicidin e cilësoi si ndër shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut, tha se kjo dukuri është një manifestim i pabarazisë gjinore që po vazhdon në Kosovë.
“Ne kemi nevojë për ndryshime gjithëpërfshirëse që fillojnë me arsimin, duke i mësuar djemtë dhe burrat tanë të respektojnë gratë, dhe kjo nuk është e negociueshme. Fuqizimi i vajzave dhe grave tona që të dinë vlerën për t'u ndjerë të sigurta dhe për të folur. U bëj thirrje edhe drejtuesve të komunitetit tonë, politikanëve dhe çdo qytetari të luajnë rolin e tyre në këtë temë shumë të rëndësishme. Ne nuk mund të lejojmë që kultura e heshtjes apo indiferencës të lulëzojë kur gratë vriten në shtëpitë tona, në lagjet tona dhe në rrugët tona.
Ne duhet të solidarizojmë dhe duhet të shtyjmë për reforma legjislative që pasqyrojnë seriozitetin e kësaj krize. Dhe mesazhi ynë është i qartë, nuk ka vend për femicid në Kosovë, çdo grua ka të drejtë të jetojë e lirë nga frika, e lirë nga dhuna dhe e lirë të jetë ajo që është. Ne i detyrohemi grave që kemi humbur, familjeve të shkatërruara nga kjo dhunë, dhe gjeneratave të ardhshme që ta bëjmë Kosovën një vend më të sigurt, më të pastër dhe më të drejtë për të gjithë”, tha ai.
Artisja kryesore e këtij murali, Argjenda Azemi u shpreh se ky mural pasqyron viktimat e femicidit. “Ky mural, pasi tema është shumë e rëndësishme, është paraqitur një grua me kokën lart, duke mbajtur disa lule që përfaqësojnë shpresën, kujtimin dhe shërimin. Dhe rreth saj janë të shpërndara këpucë të kuqe, të cilat secila palë përfaqëson një grua që ishte viktimë e dhunës me bazë gjinore. Kështu që doja që ky mural të ishte si një kujtim prej tyre, dhe të punojmë për një të ardhme më të mirë ku gratë mund të jetojnë pa frikë”, theksoi ajo.
Murali që synon luftimin e femicidit është mundësuar nga misionit i UNMIK-ut dhe Mural Fest Kosova. (A2 Televizion)
Të fundit
Një përgjigje për (mos)përgjigjen e ministres
19 July 2026, 18:33
Përplasje fatale mes dy automjeteve në Lushnjë, një i vdekur dhe 5 të plagosur
19 July 2026, 18:07
"Nuk është turizmi", Tabaku: Zhvlerësimi i euros vjen nga paratë e pista
19 July 2026, 17:23
Krim makabër në Itali, vritet me armë zjarri gazetari Luigi Esposito
19 July 2026, 17:02
Botërori 2026 drejt finales: Çfarë mësuam nga turneu më i pazakontë në histori
19 July 2026, 16:41
Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me 116 pasagjerë në bord
19 July 2026, 16:19
Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?
19 July 2026, 15:34
Kylian Mbappe rrëzon Messin, vendos rekord të ri në Kupën e Botës
19 July 2026, 15:12
Automjeti del nga rruga në Rrugën e Kombit, plagosen dy persona
19 July 2026, 14:24
Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
19 July 2026, 14:00
Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti
19 July 2026, 13:40
Aksident në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy persona dërgohen në spital
19 July 2026, 12:50
10 Bashki që shkrihen përballë 10 arsyeve pse bashkitë duhet të shtohen
19 July 2026, 12:28
Mendoi se ishte kafshë e egër, plagoset me armë gjahu një person në Bulqizë
19 July 2026, 11:38
Fundi i ‘turizmi patriotik’: Shqiptarët e Kosovës braktisin Durrësin këtë sezon
19 July 2026, 09:35
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
19 July 2026, 09:15
Ndërtimi i një brezi digjital, a po i dembelos apo po i nxit të rinjtë shqiptarë
19 July 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
19 July 2026, 08:37
Masa ajrore të nxehta, parashikimi i motit për sot
19 July 2026, 08:21
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
19 July 2026, 08:05
Aksident në Vlorë, vdes gazetari i njohur Enrik Mehmeti
18 July 2026, 22:35
Sulmet iraniane në Jordani, vriten dy ushtarë amerikanë
18 July 2026, 21:59
Dy shenja të zodiakut që gjejnë gjithmonë një arsye për t'u grindur
18 July 2026, 21:12
Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Edi Ramës
18 July 2026, 20:51
Spanja përballet me javën më të nxehtë të verës, priten temperatura deri në 45°C
18 July 2026, 20:05
Qesh mirë kush qesh i fundit, zonja ministre
18 July 2026, 19:40
Hyri për t’u larë në det, humb jetën një i moshuar në Durrës
18 July 2026, 19:23
Sa para janë në lojë në finalen e Kupës së Botës 2026?
18 July 2026, 16:20
Himçi: Përroi i Zaranikës i harruar nga pushteti, banorët jetojnë si në mesjetë
18 July 2026, 15:23
Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina
18 July 2026, 15:04
Berisha: Jam pro listave të hapura dhe zgjedhjes së Presidentit nga populli
18 July 2026, 14:54
Shkencëtarët zbulojnë atmosferë rreth një planeti të ngjashëm me Tokën
18 July 2026, 14:21
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme me raketa e drone
18 July 2026, 12:10
Epidemia e heshtur: Një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
18 July 2026, 11:05
Leku forcohet e nuk ka frikë, se çunat jashtë merren me botanikë!
18 July 2026, 10:42
"Jeta të surprizon", Messi flet për foton ikonike me Lamine Yamal
18 July 2026, 09:35
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
18 July 2026, 09:05
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
18 July 2026, 08:49
E rëndë në Korçë, njerku plagos me thikë në kokë 18-vjeçarin
18 July 2026, 08:40
Temperatura deri në 38 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot
18 July 2026, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
18 July 2026, 07:59
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
17 July 2026, 21:48
Ndahet nga jeta ‘Zonja e pëllumbave’ në filmin ‘Home Alone’
17 July 2026, 20:41
Leku, kampion bote, po a e ka parë kush VAR-in?
17 July 2026, 18:24
Tërmeti 7.4 ballë godet Meksikën, alarm për cunami
17 July 2026, 18:14