Flash News

Kosova

Natë e tensionuar në veri të Kosovës/ Shpërthime dhe të shtëna, persona të armatosur qëndrojnë te barrikadat

Natë e tensionuar në veri të Kosovës/ Shpërthime dhe

Veriu i Kosovës ka kaluar një natë të tensionuar. Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar gjatë natës, ndërsa Beogradi zyrtar ka ashpërsuar tonet, duke paralajmëruar se situata mund të përshkallëzohet.

Mediat kosovare raportuan dy shpërthime të fuqishme, një rreth orës 1:30 pas mesnatës dhe tjetra në ora 3:00 në afërsi të Zveçanit, ndërsa në Zubin Potokut ka pasur edhe të shtëna armësh.

Por nuk raportohet për të lënduar. Barrikadat janë përforcuar gjatë natës me makineri të rëndë, sidomos në fshatin Soqanicë dhe Rudare, ndërsa janë vendosur edhe tenda për qytetarët të cilët po qëndrojnë tek barrikadat.

Në barrikada ka shumë persona të panjohur dhe të armatosur të cilët kanë hyrë nga Serbia, ndërsa persona të maskuar po kujdesen për t’i sulmuar të gjithë ata që tentojnë t’i xhirojnë ose fotografojnë, duke përfshirë këtu gazetarët shqiptarë.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë prezentë nëpër lagjet e banuara me popullatë të përzier në veri, duke ruajtur qetësinë dhe rendin publik, si dhe duke ofruar siguri për të gjithë banorët pa dallim. Ndërkohë, rrugët për Bërnjak dhe Jarinje vazhdojnë të mbesin të bllokuara.

Të fundit