Flash News

Kosova

Ndarja nga jeta e Nishanit, vijnë mesazhet e ngushëllimit të politikës kosovare

Ndarja nga jeta e Nishanit, vijnë mesazhet e ngushëllimit të

Mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani ka përcjellë edhe politika kosovare.

Presidentja Vjosa Osmani shkruan për Nishanin se “ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet”.

Ndarja nga jeta e Nishanit, vijnë mesazhet e ngushëllimit të

Ndërsa kryeministri Albin Kurti i përcjellë ngushëllime familjarëve dhe miqve të ish-presidentit Nishani.

Ndarja nga jeta e Nishanit, vijnë mesazhet e ngushëllimit të

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë një reagim të gjatë, ku vlerëson edhe kontributin e Nishanit në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo”, shkruan Jahjaga.

Ndarja nga jeta e Nishanit, vijnë mesazhet e ngushëllimit të

Edhe ish-presidenti Behxhet Pacolli ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi, duke nënvizuar se “do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri”.

Ndarja nga jeta e Nishanit, vijnë mesazhet e ngushëllimit të

 

 

Të fundit