Flash News

Kosova

Ndërhyrja e NATO-s, 23 vite nga çlirimi i Kosovës

Ndërhyrja e NATO-s, 23 vite nga çlirimi i Kosovës

Sot shënohen 23 vite nga çlirimi i Kosovës. Trupat paqeruajtëse të NATO-s u futën në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër Serbisë.

Bombardimet u ndërpren më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rezoluta ishte kompromis i pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Tërheqja e plotë e trupave përfundoi më 20 qershor 1999. Ushtarët e parë që u futën brenda territorit të Kosovës më 1999 ishin pjesëtarë të ushtrisë norvegjeze. Ata ishin pjesë e afër 50,000 forca paqeruajtëse nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin të shteteve të NATO-s, që erdhën në Kosovë.

Me hyrjen e trupave ndërkombëtare u mundësua kthimi në shtëpitë e tyre të mbi 800,000 refugjatëve, persona të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Nga lufta e viteve 1998-’99 janë vrarë më shumë se 13,000 persona dhe më shumë se 6,000 të zhdukur.

 

Të fundit